Vlerësime për Ramadan Brakaj
Fier, 17. O6.2017
Novruz Arapaj
Poezia juaj “Thirrje buçitëse” të ngreh peshë.
Shumë bukur ashtu si ka titullin tamam një thirrje ulëritëse për zgjim të ndërgjegjes,të shtresave që jetojnë në kushte të mbijetesës ,ushtarëve që vriten për qëllime ekspansioni , të femrave e fëmijëve që trafikohen e prostituohen ,të të punësuarve që paguhen me pagë qesharake ,të pensionistëve që nuk mbulojnë dot nevojat më imediate ,të votuesve që votojnë djathtas e majtas për të mbajtur në këmbë një sistem shoqëror e ekonomik të kalbur ,si dhe ai që lamë pas. Thirrje ulëritëse për të gjithë të gjallët mbi dhe ,për një formë tjetër ekonomike qeverisjeje,shpërndarje të të ardhurave dhe mënyrë e kulturë tjetër jetese .
SHBA, 25. 07. 2015
Syrja Rrapaj
I dashur Ramadan!
Dëshiroj përzemërsisht të jesh shëndosh e mirë vet e familjarisht e krijimtaria letrare ju rrjdhtë si buronjat e Cakranit tonë.
Prisja me kërshëri e interest të veçantë të filloja leximin e librave tuaj, pasi nga krijimtaria juaj e larmishme s’kisha lexuar as gjë se për 11 vjet kam qenë i larguar në ShBA, por pa e harruar kurrë vendin tim, duke pritur që të bëhet si vendet e tjera evropianë. Sapo mbarova librin tuaj “Flad e furtunë”.
Dua të them që në fillim se më pëlqeu një porosi e vyer që Ramadan Brakaj u jep lexuesve të vetë, në veçati brezit të ri: “Kush ka ikur, rëndësi kanë ato që ka lënë. Kush është, rëndësi kanë ato që do të lërë.”
Dëshiroj të vë në dukje, të theksoj përshtypjet e para të mijat nga leximi i librit tënd të parë: Jeni racional e tepër realist në të shkruar, ku spikat sinqeriteti, vërtetësia e guximi në shkrimet e tua. Në këtë libër shkrimet e tua kanë individualitet, jetën e vërtetë reale të shqiptarit, pa më të voglin zbukurim, duke u mbështetur në arsyen e shëndosh, në logjikën e ngjarjeve e të rrethanave të jetës, duke filluar prej fëmijërisë suaj e në vazhdimësi kohore në vite e dekada, që është menduar e peshuar mirë e në baza shkencore, jeni tepër i arsyeshëm e realist për gjithçka në ato që shkruani, duke marrë në konsideratë e parasysh edhe rolin e praktikës shoqërore e përgjithësimet që dalin prej saj.
Ajo që te ty bie më shumë në sy është përdorimi i figuracionit, ku veçoj: “Prag pranvere” dhe “Peizazh dimëror”, se më solle në kujtesë dokumentarët që amerikanët japin herë pas here nga bota bimore, flora, dhe nga bota shtazore, tokësore e ujore, në zonën e famshme të Veriut të Amerikës, Alaskën në veçanti, për të katër stinët e vitit.
ShBA, 15.09.2022
Qerim Kodheli
Te Kam njohur nga afer, por tani qe po lexoj postimet tuaja, e kam nje njohje me te plote, nje shpirt te madh, qe shperthen, nje mjeshter i realle dhe stil te vecante ne te shkruar. Jam krenar per rrugen e bukur te krijimtarise tuaj dhe te uroj me shpirt gjithe te mirat. Mijra urime, shoku im i vjeter, Respekte pa fund ne fushen e bukur dhe plot emocione dhe realizem te krijimtarise tuaj. Keni nje stil te vecante te shkruari, per te cilin te admiroj.Te uroj suksese ne rrugen krijimtarise. kembengulja dhe pasioni jane armet qe nuk njohin pengesa ne jete. Perqafime dhe pergezimet e mia, shoku dhe miku im i vecante.
ShBA, 5 maj 2021
Niko Mita
Sa po dëgjoja të shqiptohej fjala “Madhështi” ndjehesha ngushtë, sikur zvogëlohesha, tkurresha, mblidhesha. Thua se kjo fjalë ka magji të tillë?!
Po ju kujtoj të gjithëve se para se të bëhen beteja, ato janë hedhur në letër, janë bërë në libra. Para se të bëhet raketa , është bërë më parë në libër. Libri ka brenda ç’ka ndodhur në jetë, por edhe ç’do të ndodh në jetë. Kush jeton pa i mësuar këto, nuk ka jetuar.
Nëse doni t’i mësoni mirë, kërkoni libra të mirë.
Madhështinë e mësova te libri.
Merrni librin, se keni marrë madhështinë.
“Vragë të pashlyeshme” R.BRAKAJ
”Vraga të pashlyeshme” ngjarje që tregohen nga tri shoqe plus një… që zgjedh mënyrë të veçantë të të treguari , nuk ka ndër mend të zbehë arritjet, përkundrazi, duke përmirësuar ato të errëtat që trumbetohen qëllimisht dashakeqe, do të jemi më shpejt e me merita tek elita qytetare botërore. Busulla tregon drejtimin e duhur. Kursi është drejt qytetarisë. Dallgët duhet t’i përballojmë së bashku.
Fjal te bukura qe ty te burojne nga zemra profesor !
Njohës i mirë i letërsisë, si mësues i gjuhës e letërsisë për mbi 40 vjet, Ramadan Brakaj ka ditur të ndërtojë personazhe të besueshëm psikologjikisht e mirëkonceptuar në botëformimin e tyre, ashtu siç ka ditur të ndërtojë dhe ngjarjet e duhura, që ata të mund të shfaqin vetitë që ai u ka veshur. Romani është i pasur në frazeologji popullore mbresëlënëse, pothuaj nga tërë trevat e Shqipërisë
– Anila Lloshi
“Vragët e pashlyeshme”
nga Pandeli Zaka
Këtë radhë shkrimtari Ramdan Brakaj paraqitet denjësisht para lexuesit me një tjetër roman, pas atij “Takim tek Shkëmbi i Bufit”, “Vragë të pashlyeshme”. Fjala “vragë” më dha një ndjesi si e një të çare shpate. Isha gabuar. “vraga ishte më e thellë se kaq, më e dukshme se kaq. Hapa fjalorin dhe:
1. Rrugë e ngushtë nëpër pyll ose në fushë për kafshë a për kalimtarë. Vragë e paharruar. Hapi vragë (nëpër dëborë).
2. Vija që lë rrota e qerres… shenjë në trupin e njeriut, a të kafshës nga të goditurit me shkop, nga sëmundja e lisë, apo …
3. mbresa, përshtypje, gjurmë, plagë. … I çeli një vragë në zemër. Mbetet vragë e pashlyeshme.
Unë që e lexova, vrangshëm po eci në ato ngajre që nuk shlyhen nga kujtesa. Ngjarjet janë vendosur nga një dorë e stërvitur për të krijuar karaktere dhe këta karaktere operojnë me kohën që është funksionalisht të analizës, së cilës vitet do ta fusin në memorien e popullit.
Po të marrësh në dorë këtë roman, do ta lexosh. Pa tjetër do ta lexosh se fuqia e tij artistike e stili i veçan i autorit të mbërthen. Ramadan Brakaj ka zgjedhur një kompozicion të veçantë, të thjeshtë, bukur, që jo vetëm nuk të bezdis, por të habit.
Tetor 2011
Revista “Kult”
Një fëmijë i rritur me mendimin se i ati i ka vdekur, mëson se babai i tij është gjallë, duke vuajtur dënimin nën akuzën për bashkëpunim në trafikimin e qenive njerëzore…. Një grua që e ushqyer me ndjenjën që ish I dashuri ishte vrasësi I vëllait të saj, mbushur me mllef e urrejtje vihet përballë faktesh që vërtetojnë pafajësi, por a do arrijë të falë?!
Një libër që sjell pasqyrim të viteve ’97 e më pas, ku lëvizja në kohë nga ato vite në ditët e sotme të rrëmben fuqishëm e ndjellshëm.
“Vragë e pashlyeshme” është një roman që vërtet i mungonte jo vetëm letërsisë fierake, (që në gjininë e romanit duhet thënë se ka prurje më të pakta), por edhe asaj shqiptare ku romani ynë, tashmë edhe me këtë përfaqësim, po ecën gjithnjë e më pranë zhvillimeve të prozës mbarëbotërore.
“Net pa mbarim”
Aristotel Mici:
Dhe në këtë ekspozicion të gjërë, pena Juaj ka vendosur një jetë të gjallë, në lëvizje, përmes një realizmi konkret me vëzhgim Migjenian.
Me kënaqësi dua të përmend punën tuaj të kujdesshme për rrëfimin artistik, që bie në sy veçanërisht tek stili gjuhësor aq i pasur nga ana leksikore dhe frazeologjike. Përpjekja juaj për gjuhën artistike, të kujton “laboratorin” krijues të të madhit Jakov Xoxa,
Eshtë e dukshme në krijimtarinë tuaj edhe synimi për të pasqyruar estetikisht fenomenet e reja sociale e psikologjike, që solli realiteti historik për gjatë dy dekadave të fundit në Shqipëri
Maku Pone:
Sofra është epiqendra e të gjitha ngjarjeve, që në të vërtetë u ngjajnë
aveturave të mirëfillta. Ato, ngjarjet, sillen rreth një boshti të vetëm, që mund ta përfytyrojmë si bosht të sofrës së rrumbullakët, ku në të vërtetë zotërinjtë e saj janë personazhe negative. Personazhet kanë personalitetin e vetë e dallohen lexueshëm njëri nga tjetri.
Jam i bindur që ky roman do të zërë vend të dukshëm në prozën bashkëkohore shqiptare, madje do të ishte me interes dhe me vlera që ai të përkthehej në cilëndo gjuhë ballkanike dhe më gjerë.
“Net pa mbarim”
Anila Lloshi:
Njohës i mirë i letërsisë, Ramadan Brakaj ka ditur të ndërtojë personazhe të besueshëm psikologjikisht e mirëkonceptuar në botëformimin e tyre, ashtu siç ka ditur të ndërtojë dhe ngjarjet e duhura, që ata të mund të shfaqin vetitë që ai u ka veshur. Romani është i pasur ne frazeologji popullore mbresëlënëse. Është një roman që vërtet i mungonte jo vetëm letërsisë fierake, (që në gjininë e ro manit duhet thënë se ka prurje më të pakta), por edhe asaj shqiptare ku romani ynë, tashmë edhe me këtë përfaqësim, po ecën gjithnjë e më pranë zhvillimeve të prozës mbarëbotërore.
Ilirjan Gjika: Me anë të një rrëfimi që nuk e mërzit lexuesin, Brakaj nis e skalit personazhet dhe tiparet e tyre.
Arqile Daulle: A do rikthehet familja sërish e lumutr dhe e bashkuar, apo plagët e së shkuarës janë shumë të thella për t’u mbyllur?!
Bashkim Alushi, piktor: Nuk dua të më keqkuptosh. Është një nga librat që më ka bërë shumë përshtypje, i veçantë nga kompozimi e ruajtja e tensionit të veprimit.
Syrja Rrapaj: Në këtë libër shkrimet e tua kanë individualitet, jetën e vërtetë reale të shqiptarit, pa më të voglin zbukurim, duke u mbështetur në arsyen e shën dosh, në logjikën e ngjarjeve e të rrethanave të jetës. Massachusett, USA.