Jetëshkrim

Best Selling Author

Ramadan Brakaj

Në vitin 1964 filloi punën mësues i ciklit fillor në Cakran të Fierit. Gjatë kohës vazhdoi pa shkëputje nga puna arsimimin e tij në Universitetin “A. Xhuvani” Elbasan në fakultetin Gjuhë shqipe – Letërsi, edhe pse, siç thotë ai, më i mirë ka qenë në matematikë. Gjatë kohës ka shkruar pjesë për estradat e shtëpive të kulturës.

Ka botuar:

“Rrënjët”, poezi,
“Takim tek Shkëmbi i Bufit”, roman,
“Vragë të pashyeshme”, roman,
“Fllad e furtunë”, tregime ese,
“Tis dashurie”, poezi,
“Tablojeta më e re”, novelë,
“Net pa mbarim”, novelë.
“Tenis me vdekjen”, roman.
“Astrologu i përndjekur”, roman.

Ka botuar në shtypin e kohës atikuj të ndryshëm socialë.
Motivi i tij: “Çdo njeri duhet të lërë diçka para se të largohet na kjo jetë. Nuk shlyhet nga kujtesa njerëzore kush mbjellë të mirën.”
“E kam të vështirë të shkruaj për fëmijët, sepse ata janë më të rritur se unë.”

{

Nuk është talent i veçantë imi shpalosur në këto pak letra të shkruara nga unë, por është sistemi shoqëror që shpalos thekshëm tiparet dhe fytyrën e tij. Në këto shkrime nuk kam dashur as t’u vij në ndihmë nostalgjikëve, as t’u pres rrugën progresistëve.

– Ramadan Brakaj

Edhe pas vdekjes,

fjala të hedhë shtat!

Pin It on Pinterest

Share This