Rrjedha

Sa herë ndodhem para buzëqeshjes,

syri të kthjellët, para zemrës së bardhë,

unë, limaxhiu,

me gishtrinjët tërë plagë,

por edhe në mendjen time

 limos:

 që femrat t’i kthej në luleborë,

në manushaqe, a trëndelinë në malë.

 Por edhe veten time e limos

 që ta kthej në zymbyl,

 trëndafil të kuq, a karafil të bardhë.

 Jam munduar orë për orë,

ditë për ditë e mot për mot

ta ndryshoja këtë rrjdhë,

por… kot.                         Memorial, 05.10.2022

Isha i rrallë

Të prita ty,

si manushaqja nën borën e bardhë.

E çela për ty,

për të të thënë se pranvera ka ardhë.

Për ty distancat nga kilometra

 në milimetra u matën,

që të të ndodhesha pranë.

 Një vetëtimë në qiellin e zbrazë:

  • Të lutem! Jam vonë.

Tjetri po më pret me mall!

Buzëqeshjet, qeshjet,

puthjet, përkëdheljet,

betimet se isha i rrallë!…

Ç’u bnë!

Po ç’u bënë vallë?

Ti …

edhe shenjtit, edhe vetes…

i thërret “djall”.               Memorial, 04.10.2022, ora 23e 45

Pin It on Pinterest