Vendi im!
Trazuar me shpirtin tim,
trazuar me gjakun tim,
në këtë të shkurtër rrugëtim,
dua të jem shëmbëllimi yt,
veç ti s’je i vogël si unë.

Vendi im!
Nuk je sa shtëpia ime,
Nuk je sa rrugica ime,
Nuk je sa qyteti im,
Është i gatuar trupi im:
nga toka, uji, ajri … edhe yje…
Tek ti ka dhe “tjetër”,
por jo si unë.

Vendi im!
Je ku flitet gjuha ime,
je ku lindi liria,
ti dhe ajo mbi të gjitha,
ku lulëzojnë: besa, nderi, bujaria,
atje ku është dhe drita dhe hija,
ku kryqëzohen rrugët: e mira dhe e liga,
je, ku njerëzia duan e urrejnë si unë,

Pin It on Pinterest

Share This