Të prita ty,
si manushaqja nën borën e bardhë.
E çela për ty,
për të të thënë se pranvera ka ardhë.
Për ty distancat nga kilometra
në milimetra u matën,
që të të ndodhesha pranë.
Një vetëtimë në qiellin e zbrazë:
- Të lutem! Jam vonë.
Tjetri po më pret me mall!
Buzëqeshjet, qeshjet,
puthjet, përkëdheljet,
betimet se isha i rrallë!…
Ç’u bnë!
Po ç’u bënë vallë?
Ti …
edhe shenjtit, edhe vetes…
i thërret “djall”. Memorial, 04.10.2022, ora 23e 45