Rrënjët, të pleksura pazgjidhshëm
në rrëpirat e kohës,
në rërërat e hapësirë
arkitekturojnë harmonishëm
disfatën- shpesën.
Te rrënjët gjejnë të ngrotën, strehëzën
gjarpri dhe akrepi.
Paksa mbi ta simfonizojnë:
qengji, bilbili, bleta…
Brenda rrënjës çuditërisht gjallojnë:
vreri dhe mjalti.
Loti e buzëqeshja.
Me, apo pa, ylbere ravijëzojnë
vesa e rrebeshi.
Rrënjët në shkëmbinjtë e egër të rrjedhës,
të mbërthyer fort, mbajnë statiscuon:
ndërtim – rrënimit,
lindjes – vdekjes

 

14.09.2006

Pin It on Pinterest

Share This